Amir Rrahmani është kthyer në një element tepër të rëndësishëm për Napolin në zemër të mbrojtjes, por e ardhmja e tij mund të jetë larg të kaltërve. 

Atletico Madridi ka shfaqur dëshirën për t’u përforcuar me mbrojtësin shqiptar në merkaton e janarit. 

Gazetari italian, Giovanni Scotto, zbuloi në “Radio Kiss Kiss Napoli” se Atletico kërkon të siguroj shërbimet e kapitenit të Kosovës.

I pa kënaqur nga alternativat në mbrojtje, trajeri Diego Simeone, synon të përforcojë këtë repart me Rrahmanin, që ka shfaqur siguri gjatë aventurës me Napolin.

Simeone thuhet se e ndoqi nga afër 29-vjeçarin, në ndeshjen e Napolit kundër Real Madridit në Champions League. 

Shtypi italian shkruan se Atletico është gati të ofroj 20 milionë euro për Rrahmanin, megjithatë ka pikëpyetje nëse kampionët e Italisë do ta pranojnë këtë propozim, pasi 29-vjeçari është titullar i padiskutueshëm dhe do të jetë e vështirë të gjejnë një zëvendësues për të.

Amir Rrahmani ka kontratë deri në verën e vitit 2027 me Napolin dhe presidenti De Laurenttis ka treguar se është i vështirë në negociata. 

Gjithashtu për ish-mbrojtësin e Partizanit, ka shfaqur interes edhe Atalanata, ku luan Berat Gjimshiti.