Franca ka arritur të kualifikohet bindshëm ndaj Islandës duke vazhduar tani më tej rrugëtimin e saj për në gjysmëfinalet e Euro 2016.
Francës i kanë mjaftuar 45 minutat e para që të sigurohet se do të jetë ai ekipi që do të përballet ndaj kampionëve të Botës në gjysmëfinalen e Europianit që luhet në shtëpinë e saj.
Katër gola ka pësuar Islanda vetëm në pjesën e parë. Olivier Giroud ka qenë ai që hapur edhe serinë e golave ndaj Islandës që në minutën e 13’-të. Pas tij, vetëm 7 minuta më pas, në minutën e 20’-të ka qenë Paul Pogba ai i cili ka dyfishuar rezultatin.
Por futbollistët e Deschamps u treguan të pamëshirshëm duke vazhduar serinë e tyre të golave me Payet dhe Griezmann që në pjesën e parë.
Blutë treguan se ishin dominues absolutë të sfidës në Saint Denis përballë një Islande që nuk tregoi aspak siguri në çdo repart të fushës, duke treguar një Islandë me fytyrë tjetër ndryshe nga ajo që pamë në përballjet e saj ndaj Anglisë dhe Portugalisë.
Me përfundimin e 4 çerekfinaleve u kofirmuan edhe 2 çiftet gjysmëfinaliste Portugali-Uells dhe Gjermani-Francë.
(Në kolazhin e fotove më poshtë, janë disa prej momenteve më të bukura të kësaj ndeshjeje)





