Vedat Muriqi është në shitje nga Lazio.

Sulmuesi i Kosovës, i cili u ble nga Fenerbahce, nuk ka bindur dot në Itali.

Për më tepër edhe fatura financiare për transferimin e tij ka qenë e madhe dhe te Lazio po mendojnë ta shesin dhe të kthejnë një pjese të parave.

Mediat në Itali raportojnë se në garë për shërbimet e Muriqit është futur edhe klubi rus i CSKA Moscow.

Bisedimet me Lazion kanë nisur dhe po tentohet gjetja e një marrëveshjeve për transferimin e Muriqit që tani drejt Rusisë.