Ish-ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri ka dalë nga SPAK, pasi u thirr ditën e sotme nga prokurorët e posaçëm për të dëshmuar.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Gjiknuri tha se është normale të pyetet për procedura, që ka ndeshur gjatë punës që ka ushtruar.

“Ju lutem, nuk kam shumë për të deklaruar.

Është mëse normale që të japësh shpjegime për ngjarje që ke mësuar gjatë punës që ke kryer. Tani, ju lutem shumë”, u shpreh Gjiknuri.

Kujtojmë se ish-ministri u fut në ambientet e SPAK rreth orës 9 pa avokat. Ende nuk konfirmohet nga SPAK, dosja për të cilën Gjiknuri është pyetur. Kjo është hera e dytë që ish-ministri paraqitet në SPAK.