Dy muaj pasi opozita ka djegur mandatet, mazhoranca dhe opozita vazhdojnë punën për hartimin e Reformës Zgjedhore.
Ditën e sotme, është mbledhur për herë të parë komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, por pa praninë e opozitës.
Pjesëmarrës janë anëtarët e komisionit, Rudina Hajdari në emër të opozitës dhe Damian Gjiknuri, kryetar i Komisionit.
Në këtë mbledhje janë të pranishëm, të gjithë ambasadorët e akredituar në Shqipëri.





