16 shtator 2013- Informimi mbi situatën më të fundit elektroenergjetike në vend, ka qënë në fokus të një takimi të mbajtur nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, me drejtuesit e kompanive “CEZ Shpërndarje”, Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit .

Gjiknuri është shprehur se pavarësisht periudhës së ndryshimit të qeverisë, ritmet e punës në këto institucione nuk duhet të ulen, por të garantohet një angazhim maksimal në kryerjen e detyrave ligjore. Ministri kërkoi furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike të konsumatorëve, me çdo çmim dhe me çdo kusht.