TIRANE, 28 qershor 2013 – Sekretari i PS për zgjedhjet Damian Gjiknuri, i cili fitoi mandatin e deputetit të PS-së, në Elbasan deklaron se sa kohë nuk është formatuar ende qeveria e re, në KLD dhe Presidencë po bëhen emërime të njerëzve të besuar të PD.
“Presidenti por edhe KLD po bëjnë emërime të njerëzve të besuar. Kemi të dhëna se po zgjidhen njerëz të besuar të PD”, thotë ai.
Në një intervistë për mediet, Gjiknuri shprehet se presidenti Nishani duhet të respektojë realitietin e ri politik dhe të mos marrë veprime të nxituara.
Sipas Gjiknurit, “Çdo vendim i nxituar i Presidentit ka pasoja juridike. Presidenti duhet të respektojë realitetin e ri politik”, vijoi ai.
Ndërsa duke folur për zgjedhjet ai tha se rezultati i tyre do certifikohet nga Kolegji Zgjedhor.





