“Jemi në një situatë të jashtëzakonshme në autostradën Tiranë-Durrës”, tha ministri Damian Gjiknuri teksa ishte në Qafën e Kasharit.
“Ka përmbytje goxha të madhe për shkak të rreshjeve dhe përqendrimit të madh të ujit. Janë marrë të gjitha masat, evakuimet janë bërë, situata po ndiqet hap pas hapi. Situata është e jashtezakonshme”, u shpreh ai.





