Në kuadër të turit “Puna për Shqipërinë që Duam, llogaridhënia publike e qeverisë”, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe ministri për Turizmin dhe Kulturën Blendi Klosi zhvilluan dëgjesa publike në Bashkinë e Vlorës.

Në takimin me banorë të Novoselës, Gjiknuri foli ndër të tjera edhe për aeroportin e Vlorës si një vepër e cila do të nxisë ekonominë dhe punësimin në zonë.

“Po avancojmë edhe me aeroportin e Vlorës që siç ju e dini do të ndërtohet në Akërni. Shpresoj që për disa muaj ne ta përfundojmë edhe kontratën dhe pastaj ne të fillojmë procesin e lejeve dhe ndërtimin e aeroportit. Ky investim do të sjellë shumë zhvillim dhe jo vetëm punësim për njerëzit këtu, pasi do të ketë shumë shërbime. Do të ketë edhe një rrugë të re që të ketë një lidhje më të mirë të aeroportit me autostradën”, u shpreh Gjiknuri.