Damian Gjiknuri, Ministri i Energjitikës, tha se Shqipëria po punon për të përmbyllur sa më shpejt masterplanin e gazit, ku parashikohet mënyra se si do të orientohet zhvillimi i infrastrukturës së gazit në Shqipëri.

Në takimin e Komisionit të Zbatimit, të mbajtur këtë të hënë në Tiranë mes përfaqësuesve të tre shteteve ku kalon gazsjellësi TAP, Shqipëri, Greqi, Itali dhe përfaqësuesve të konsorciumit, ministri Gjiknuri shprehu qëllimin e Shqipërisë për të mos mbetur vetëm një vend tranzit ku kalon ky projekt, por edhe konsumator i saj. 

Ndërkohë, punimet po shkojnë sipas parashikimeve në të gjitha vendet ku po kalon projekti.