Gjatë debatit në Komisionin e Ligjeve, deputeti Damian Gjiknuri ironizoi Enkelejd Alibeaj, i cili kundërshtoi draftin e dakordësuar mes PD dhe PS për reformën zgjedhore.
Alibeaj theksoi se 1/3 e listës së kandidatëve është e mbyllur dhe kjo favorizon vetëm ata që “i lëpijnë menderen” kryetarëve të partive, duke kërkuar që listat të jenë plotësisht të hapura për qytetarët.
Në përgjigje, Gjiknuri i kujtoi Alibeajt se ai është një politikan pa parti.
“Po ti çke, nuk është se ke parti apo bën pjesë në ndonjë parti. Hyr dhe votoju si qytetar, 9 mijë vota të duhen si kandidat dhe bëhesh deputet”, tha Gjiknuri.