Reperi i njohur nga Kosova, Gjiko ka festuar 29-vjetorin.
Krahas urimeve dhe dhuratave që ka marrë nga familjarët dhe miqtë, këngëtari e ka “përkëdhelur” veten pak më tepër.
Ai ka postuar në Instagram një foto teksa tregon se i ka dhuruar vetes një makinë të re të kushtueshme, një Porsche Cayenne S.
“Lumturi, është aroma e një makine të re”, shkruan Gjiko bashkangjitur postimit.





