Një fëmijë dy-vjeçar është dërguar pa shenja jete në spitalin e Gjilanit të dielën. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, teksa shkaqet e ngjarjes së rëndë janë ende nën hetim.
Njoftimi i policisë
Novobërdë 03.03.2024, 15:00.
Është raportuar se në spitalin rajonal është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar.
Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetim.