Një sportiste e talentuar ka rënë drejt vdekjes nga 80 metra teksa vizitonte kështjellën piktoreske gjermane ku është xhiruar filmi “Bukuroshja e fjetur”.


23 vjeçarja çeke Natalie Stichova, ka ndërrur jetë gjashtë ditë pas rrëzimit në malin Tegelberg në Bavari, në aksidentin e rëndë të 15 gushtit.

Rënia tragjike ndodhi pranë kështjellës Neuschëanstein teksa gjimnastja po përpiqej të bënte foto për rrjetet sociale.

Në një intervistë me mediat çeke, një shoqe e Natalie tregonte se e reja po qëndronte shumë pranë buzës së malit kur besohet se rrëshkiti teksa bënte foto para kështjellës.

Shoqja e saj që donte të qëndronte anonime, tha: “Ajo ra nga rreth 80 metra, nuk e dimë nëse rrëshkiti apo shkëmbi u thye. Në nder të kujtimit të Natalka kemi krijuar një memorial në gjimnaz”.

Nena e të ndjerës i bënte asaj homazh menjë postim në Instagram: “Ajo ishte e mrekullueshme, ne e donim aq shumë dhe do ta duam gjithmonë”.

Bërja e fotove të guximshme në pikat turistike ose panoramike është kthyer në një rrezik.

Vdekja e Natalie vjen pak pas asaj të një adoleshenteje që ra për vdekje në një ujëvarë duke bërë foto për rrjetet sociale.