1 maj 2015 – Një incident u shkaktua dje në Budva mes një grupi gjimnazistësh nga Tirana dhe policisë malazeze. Adoleshentët po shëtisnin në qytetin bregdetar, ndërsa njëri prej tyre mbante me vete dhe flamurin kuq e zi. Ata kanë ndaluar në shëtitoren kryesore duke bërë fotografi, por nga ana e banorëve ka pasur fishkëllima, e madje kanë lajmëruar policinë. Forcat e rendit kanë marrë flamurin shqiptar, ndërsa gjimnazistët i kanë shoqëruar në autobus.

Lajmi i publikuar nga mediat vendase shkaktoi reagim dhe nga ambasada jonë në Mal të Zi.

Në ligjet malazeze, shfaqja e simboleve kombëtare të vendeve të tjera përbën shkelje të rregullave dhe konsiderohet si prishje e qetësisë publike.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”