Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka goditur me sende të forta drejtorin dhe nëndrejtoreshën te “Shkolla e Bashkuar”, në Farkë të Madhe.

Bëhet fjalë për shtetasin Aldo Troski.

“Më datë 02.03.2017, u arrestua shtetasi Aldo Troski, 18 vjeç, banues në Tiranë, sepse te “Shkolla e Bashkuar”, në Farkë të Madhe, ka goditur me sende të forta drejtorin e shkollës shtetasin Xh. Q., 56 vjeç, banues në Tiranë dhe N/Drejtoreshën, shtetasen O. I., 36 vjeçe, banuese në Tiranë. Parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.