Një gjimnazist nga Tirana është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia, pas kallëzimit të bërë ndaj tij.

Gjatë një debati me drejtoreshën e shkollës, e cila i komunikoi se nuk kalonte klasën, 17-vjeçari reagoi ashpër.

Nxënësi 17-vjeçar me iniciale F.D që studion në një gjimnaz të kryeqytetit, theu disa objekte të shkollës.

Policia thotë se gjatë momenteve të zemërimit ai dëmtoi tavolinën, një vazo lulesh dhe një kornizë.