Nxënësja e gjimnazit sportiv në Durrës, “Benardina Qerraxhia”, Asja Sina ka rrëmbyer vendin e parë dhe është shpallur kampione e Shqipërisë në garën e atletikës hedhje shtize për femra.
Kampionati Kombëtar për të rritur është organizuar nga Federata Shqiptare e Atletikës në Stadiumin Elbasan Arena, ku Sina ishte nën kujdesin e mësuesit specialist Sadik Bajramaj.
POSTIMI I PLOTË I GJIMNAZIT
Kampionati Kombëtar për të rritur organizuar nga Federata Shqiptare e Atletikës sot në Stadiumin Elbasan Arena, nxorri edhe një herë në pah dinjitetin e shkollës së mesme të orientuat sportive “Benardina Qerraxhia” ku VENDIN E PARË dhe Kampione e Shqipërisë në garën e atletikës Hedhje shtize femra e rrëmbeu nxënësja Asja Sina nën kujdesin e mësuesit specialist Sadik Bajramaj.
Krenohemi me talentet sportive që na sjellin jo vetëm vende të para e medalje, por edhe që lënë gjurmë në sportin shqiptar!
Bravo Asja faleminderit!





