Një lajm i bujshëm është përhapur në mediat italiane sa i përket Berat Gjimshitit. Kapiteni i Kombëtares shqiptare, tashmë është kthyer në një objektiv konkret të merkatos të klubit të Milanit.Sipas informacioneve nga mediat pranë klubit kuqezi, pas shitjes së Malik Çau, Milani është kthyer në merkato për të afruar një qendërmbrojtës me eksperiencë. Alegri kërkon një lojtar të besueshëm që njeh mirë kampionatin dhe Igli Tare kësisoj ka piketuar një emër që e njeh mjaft mirë si Berat Gjimshiti.

Gazetari i njohur për lidhjet me klubin kuqezi, Karlo Pelegati, ka bërë të ditur se Tare e Gjimshiti janë në diskutime prej javësh për një hipotezë të mundshëm transferimi. Deri tani nuk ka pasur asnjë hap konkret, por me largimin e Çau drejt Njukasëll, Gjimshiti kthehet në një emër shumë të diskutuar në Milano. Vetë Tare raportohet se ka përjashtuar munsësinë që emri që do i bashkohet Tomori, Gabia e Pavloviç të jetë një tjetër i ri. Ndaj eksperienca e Gjimshtit e bën atë kandidatin perfekt për t’iu bashkuar këtij grupi lojtarësh.