Ditën e djeshme në mediat online qarkulluan disa foto në të cilat ishte Afërdita Dreshaj dhe Berat Gjimshiti. Këto foto ngjallën dyshime në publik për ndonjë mardhënia mes dy të rinjve. Por për të sqaruar të gjithë këtë dhe për të mos lënë publikun të hamendësojë , Gjimshiti ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Ndonjëherë njerëzit flasin broçkulla dhe nuk e dinë sa i lëndojnë të tjerët me këtë. E vetmja vajzë për mua je ti,” ka shkruar futbollisti në diçiturën e fotos ku shihet me të dashurën serbe, duke i konfirmuar asaj por edhe ndjekësve, se ai ka sy vetëm për të.