Atalanta konfirmon se nuk e ka humbur shpirtin e Europa League dhe pas natës së ëndrrave kundër Arsenalit, konfirmon madhështinë e saj në Champions League. 

“Goddess” pushton fushën neutrale të Gelsenkirchen, duke dominuar dhe mposhtur 3-0 Shakhtar Donetsk, të cilët ndalën Bologna-n në debutimin e tyre.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti zhbllokoi ndeshjen duke shënuar golin e parë për Atalanta-n dhe të parin personal në Champions. 

Inline image

Gjithsesi, fati nuk ishte me kapitenin e Shqipërisë, pasi në fillim të pjesës së dytë u dëmtua dhe rrezikon ndeshjet e kuqezinjve. 

Në tërësi performanca ishte e mrekullueshme nga zikaltrit, të udhëhequr nga Lookman me gol dhe asistim. Rrjetën tjetër e realizoi Bellanova.

Ekipi i Gasperinit ngrihet në kuotën e 4 pikëve dhe kap Interin.