Momenti padyshim është mjaft I mirë. Berat Gjimshiti, ashtu si e gjithë skuadra e Atalantës, është në gjendje pozitive psikologjike pas barazimit 1-1 në Torino ndaj Juventusit për Serinë A, një vërtetim se bergamaskët nën drejtimin e trajnerit kroat, Juric, po kthehen në kohët e arta kur në stol ishte Xhampiero Gasperini.

Tashmë, vëmendja është në Champions, ku skuadra simpatike italiane është kthyer në një klient të përhershëm kohët e fundit.Në orën 18:45, në stadiumin e Bergamos vjen Klub Bryzhi, ekipi belg që vjet I eliminoi në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, duke I mundur dy herë.

Edhe Gjimshiti është një klient I rregullt në konkurrimin kryesor të klubeve në Europë, dhe sonte do të luajë ndeshjen numër 30, një rekord për lojtarët shqiptarë.Hysaj, Cana dhe Asllani janë shumë prapa kapitenit kuqezi.

Në 29 ndeshje deri tani, që të gjitha me bergamaskët, mbrojtësi I qendrës ka 12 fitore, 9 barazime e 13 humbje, ka shënuar një gol, dhe një herë ka arritur deri në çerekfinale në 2020, kur u mund krejt në fund nga Paris SG.

Kapiteni I Shqipërisë ishte padyshim një nga më të mirët në fushë në stadiumin “Alianc” ndaj Juventusit, dhe madje mori edhe shiritin e kapitenit pasi kapiteni numër 1 De Ron u përjashtua me karton të kuq. Pritet që mbrojtësi 32-vjeçar të jetë sërish titullar, ndërsa Atalanta sipas parashikimeve jepet favorite për të fituar.