Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka shkruajtur historinë me Atalantën, duke u bërë lojtari i parë në histori të Shqipërisë që fiton trofeun e UEFA Europa League.

Në finalen e Dublinit zhvilluar në stadiumin “Aviva Stadium”, Atalanta mundi Bayer Leverkusen me rezultatin e thellë 3-0.

Berat Gjimshiti udhëhoqi skuadrën e tij si kapiten drejt triumfit historik. Kjo ishte finalja e parë për të që fiton, por edhe klubin zikaltrt në Eruopë.

Gjimshiti ngriti në “qiell” trofeun e Europa League duke përmbyllur një edicion të shkëlqyer në një prej kompeticioneve më të rëndësishme europiane.

“Është e vështirë të gjesh fjalët tani, as që po e kuptoj se çfarë bëmë. Një sukses kaq i madh, pas finales së humbur në Kupën e Italisë, është i pabesueshëm. Megjithatë tani nuk më interesojnë 3 finalet e humbura. Jam krenar, sot mësova se do të mbaj shiritin në krah. Grupi është fantastik, luajtëm shumë mirë dhe me meritë”, tha fillimisht mbrojtësi shqiptar.

Inline image

I pyetur nëse e priste të arrinte në këto nivele kur është bashkuar me Atalanta-n, mbrojtësi Gjimshiti tha:

“Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë. Kur arrita situata dhe pritshmëritë ishin të ndryshme, ne po luanim për të shmangur rënien. Ardhja e Gasperinit solli një filozofi të re, ai gjithmonë dëshiron të përmirësojë lojtarët dhe t’i bëjë ata të performojnë dhe të japin më të mirën e tyre. Pastaj pas disa viteve fillova të imagjinoj një moment të tillë, ndoshta jo Europa League, ndoshta më shumë Kupën e Italisë, por sot e meritojmë të gjithë këtë”, u shpreh Berat Gjimshiti.

Një sezon fantastik për kapitenin kuqezi që do të udhëheqë edhe Shqipërinë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

Inline image