Të luash kundër Atalantës është gjithmonë e vështirë, aq më tepër në këtë periudhë ku zikaltrit e Gasperinit po “fluturojnë”.

Berat Gjimshiti, kapiteni i kombëtares shqiptare dhe lideri i prapavijës së Atalantës, e cilësoi një fitore të madhe triumfin 2-1 kundër Romën.

“Ishte një fitore shumë e rëndësishme për klasifikimin. E kishim përgatitur shumë e mirë ndeshjes. Në pjesën e parë mund të shënonim 3-4 gola, pasi e dominuam kundërshtarin. Krijuam raste të pastra, por duhej ta kishim mbyllur takimin. Na mungoi disi saktësia para portës. Fokusi ynë është te kampionati. Në këtë moment nuk duhet të mendojmë finalet me Juvenntusin në Kupa e Italisës dhe Leverkuseni në Europa League”, tha fillimisht Gjimshiti.

Mbrojtësi i Shqipërisë, zbuloi se eliminimi i Liverpool-it, i ka motivuar edhe më tepër.

“Fitore vendimtare për kualifikimin në Champions, por janë edhe tri ndeshje po kaq vendimtare. Kemi edhe 5 finale deri në fund, mund t’i fitojmë të pesta. Ndeshja në ‘Anfield’ kundër Liverpoolit na mbushi plot vetëbesim. Tani jemi të bindur se mund të mposhtim çdo kundërshtar. Realisht nuk është aspak e lehtë të na kesh neve përballë, përkundrazi. Kështu duhet të jetë edhe për 5 kundërshtarët e radhës“, u shpreh Gjimshiti.