Kolegji Zgjedhor ka zgjedhur pesë anëtarë të cilët do të shqyrtojnë ankimimin e opozitës për të quajtur të pavlefshme listat e kandidatëve për deputetë.

Me anë të shortit u zgjodhën gjyqtarët:

1-Tomorr Skreli

2-Gjin Gjoni

3-Sotiraq Lubonja

4-Ridvan Hado

5-Artur Malaj

Relator i çështjes do të jetë gjyqtari Gjin Gjoni.

Opozita me firmë të PAA-së ankimoi në Kolegjin Zgjedhor listat e kandidatëve të subjekteve zgjedhore të regjistruara për 18 qershorin, duke i konsideruar si të jashtëligjshme.

Opozita argumenton se listat janë dorëzuar jashtë afateve ligjore, pasi data përfundimtare ka qenë 28 prilli në orën 00:00 dhe jo 29 prilli, ditën kur u dorëzuan ato.