Teuta fitoi ndeshjen përballë Kukësit në “Niko Dovana” me rezultatin 1-0.

Për sfidën, foli edhe mbrojtësi i durrsakëve, David Gjinollari.

“Çdo ndeshje për ne është si finale, na duhet të dalim nga zona e ftohtë, çdo 3 pikësh është i rëndësishëm dhe pastaj normale e mendojmë Europën.

Ekipi i ka të gjitha mundësitë për të vazhduar, çdo ndeshje kemi marrë 3 pikët që na duhen. Mesfushor qendre nuk është pozicioni, por ashtu ka vendosur trajneri dhe unë do mundohem të bëj më të mirën time, konkurrenca i bën shumë mirë ekipit. Është viti im i parë në Superligë, stërvitem shumë dhe të bëj më të mirën time, për më vonë çfarë të jetë e shkruar”, u shpreh Gjinollari.