TIRANË- Kreu i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi ka reaguar sot për ndarjen e mandateve nga Kuvendi sipas vitit 2009. 

Gjinushi ka thënë se kjo ndarje është një veprim i dëshpëruar për të fituar zgjedhjet me manipulime. 

“Votimi i djeshëm i Kuvendit, ishte një veprim i dëshpëruar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim për të fituar zgjedhjet me manipulime”, tha ai më tej. 

Duke deklaruar se PSD-ja nuk do njohë rezultatin që do dalë nga kjo ndarje, Gjinushi i bëri thirrje OSBE-së të reagojë. 

“Nuk do njohim rezultatin që do të dalë nga kjo ndarje. Ndarja e mandateve sipas vitit 2009 dëmton zgjedhjet e vitit 2013. OSBE të mbajë qëndrim, të jetë palë ose të kundërshtojë”, tha Gjinushi.