Policia e Kufirit dhe Migracionit, në Kakavijë, ka vënë në pranga shtetasin grek Kostandinos Dimoulas, 44 vjeç, banues në Janinë, pasi u kap me drogë. Arrestimi i tij u bë pasi në xhepin e brendshëm të xhaketës iu gjet një qese e vogël me 4.2 gram hashash. Burimet policore bëjnë me dije se Dimoulas ishte shofer autobuzi. Autobuzi i tij u kontrollua me skaner dhe në brendësi të tij nuk u konstatua asnjë gjë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Gjirokastrës për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Gjirokastër, arrestohet shoferi grek, u gjet me drogë në xhep
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Gjermania miraton dronët kamikazë për përdorim ushtarak
Ushtria afgane sulmon Pakistanin në përgjigje ndaj bombardimeve
Divorci pas martesës 17-vjeçare/ Jonida Maliqi “hap” zemrën: Ishte dështim për mua, sot e mendoj që është….
Si të kuptoni që edukimi juaj ka lënë gjurmë te fëmijët





