Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në Gjirokastër. Burimet policore thanë se dy persona janë qëlluar në fshatin Shtëpëz. Dy djemtë e një oficeri policie në këtë qytet kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy të rinjve të tjerë, ku si pasojë njëri ka humbur jetën e një tjetër ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtëpëz, ku fillimisht të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin. I riu që ka humbur jetën dhe personi tjetër i plagosur mësohet se janë nipat e gruas së Dasho Alikos, ish-kryetarit të Komunës së Lazaratit. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes.





