Një 65-vjeçare nga Memaliaj nuk rezultone prekur nga koronavirusi COVID-19. Gruas iu morën analizat dhe iu dërguan dje në laboratorin e Tiranës dhe sot u konfirmua se ajo rezulton negativ.
Gruaja nuk kishte pasur historik udhëtimi jashtë Shqipërisë dhe as në zonat e prekura brenda vendit por kishte shfaqur probleme serioze në rrugët e frymëmarrjes, kollë dhe temperaturë.
Deri tani Gjirokastra mbetet qark i pastër, i paprekur ende nga koronavirusi. Ndërkohë edhe në Sarandë deri tani nuk raportohet për asnjë rast. Deri tani janë testuar 18 persona të dyshuar, të cilët kanë dalë negativ.





