DURRËS, 30 janar 2014 –  Një lajm rutinë i kronikës së zezë merr ngjyra “rozë”, teksa joshjet seksuale çojnë para togave të zeza një gjirokastrit, i cili nuk linte rehat vajzën nga bregdeti, kështu “Dyrrahu” mendon se ky lajm duhet përfshirë në rubrikën “lifestyle”.

Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 29 janar 2014 filloi një procedim të rrallë penal në gjendje të lirë. Një burrë me banim në Gjirokastër, B. D., 38 vjeç, ngacmonte seksualisht me telefon një gocë Durrësi, dy herë me të vogël se ai, 19-vjeçaren Xh. U. Kjo dukuri negative e jetës moderne është parashikuar dhe në Kodin Penal shqiptar: “përdorim me keqdashje i thirrjeve telefonike”. Policia thotë se ka qenë vajza që ka bërë kallëzim për shqetësime të padurueshme në organet e rendit, të cilat janë detyruar ta çojë çështjen në prokurori.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/