Duket se gjithçka është gati për samitin e Procesit të Berlinit, që mbledh sot në Tiranë liderët europianë dhe ata të rajonit.

Kryeministri Edi Rama ka dalë nga zyra e tij, për të pritur liderët në një tapet të kuq të vendosur para Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Rama do të presë të gjithë liderët, deri sa të nisë dhe sesioni i parë i punës, që do të jetë në orën 12:00. Mbledhja do të mbahet në ambientet e Piramidës.