Një grua ka treguar sesi hunda e saj e zmadhuar e la brenda në shtëpi për vite me radhë.
Gjithçka nisi kur 39-vjeçarja, Adrianna Ely, nga Teksas SHBA vuri re në vitin 2013 se maja e hundës kishte filluar t’i skuqej.
Pas skuqjes, asaj filloi t’i digjte e gjithë zona rreth hundës. Me kalimin e kohës, hunda e saj ndryshoi ngjyrë dhe u ënjt në dyfishin e madhësisë që kishte më parë.
Ndërkohë që ajo konsultohej me mjekë të ndryshme, hunda e saj u rrit aq shumë sa nuk mund të merrte më as frymë pasi i bllokoheshin rrugët e ajrit.





