“Gjithçka po bëhet gati dhe kemi marrë të gjitha masat për një sezon të mbarë turistik.” Kështu shprehet kryebashkiakja Emiriana Sako në një postim në rrjetet sociale.
Sako shkruan se po vijon puna për plugimin dhe dezinfektimin e rërës së plazhit, teksa ka shpërndarë edhe një video.
Postimi i plotë:
Gjithçka po bëhet gati dhe kemi marrë të gjitha masat për një sezon të mbarë turistik.
Perveç pastrimit të përditshëm vijon puna për plugimin si dhe dezinfektimin e rërës.
Të gjithë bashkë për #DurrësinTuristik