4 anëtarë të një familjeje i janë drejtuar policisë për ndihmë pasi dhunohen fizikisht dhe psikologjikisht nga i afërmi i tyre.
Madje, ky i fundit nuk ka nguruar të dhunojë edhe të mitur.
Drejtoria e Policisë së Durrësit, në njoftimin e saj për shtyp njofton se “më datë 31.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasit Gj.D, D.D, M.D dhe R.D, vjeç 53, 43 , 16 dhe 14, banues në fshatin Barkanesh, pasi i afërmi i tyre shtetasi A.D, vjeç 34, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tyre”.
Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së parë Krujë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.





