Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka drejtuar sot meshën e Krishtlindjes në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Mesha u mbajt me pjesëmarrje të vogël të besimtarëve duke respektuar protokollet e sigurisë.

Bie në sy se Kryepeshkopi Anastas bashkë me gjithë përfaqësuesit ortodokse nuk e heqin maskën për asnjë moment.

Një muaj më parë Kryepeshkopi u infektua nga COVID-19, madje gjendja e tij u rëndua duke u shtruar në spital në Athinë, por ai e mposhti virusin