Pas një pauze katër vjeçare, reality-show BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’.
Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë.
Së fundmi është aluduar në rrjet se mes Fifit dhe Granitit po lind një pëlqim. Kjo ide është “ushqyer” edhe nga afrimiteti i tepërt mes tyre. Jo vetëm biseda, as koha e kaluar së bashku, Fifi dhe Graniti kanë fjetur mbrëmjen e kaluar të kapur dorë për dore dhe ky gjest duket se ka bërë xhiron e rrjetit dhe është komentuar pafund.
Ende është herët për të thënë nëse mes tyre do lindë një dashuri, por shenjat e para tregojnë se mes tyre ka një pëlqim shumë të fortë dhe në në mbetët të presim dhe të shohim me kalimin e kohës nëse mes tyre do ndodhë diçka.