Këngëtarja e dashur për publikun, Aurela Gaçe, është një nga personazhet e showbiz-it shqiptar më të drejtpërdrejtë dhe më karzimatikë.

Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram” ku poston foto e video të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, Aurela është bërë paksa nostalgjike pasi ka postuar disa poza të disa viteve më parë.

Por fotoja që mori më shumë vëmendje është ajo me këngëtarin e njohur, Dashnor Diko.

Poza në fjalë i përkon vitit 1997. “Siç e shikoni, gjithmonë pranë Dashnorit . Ishte 1997… edhe vazhdojmë të jemi edhe sot në 2020, apo jo Noriii? E ka emrin Dashnor, edhe për shoqërinë dhuron vetëm dashuri”, shkruan këngëtarja krahas fotos ku ndjekësit e saj nuk i kanë kursyer komentet e bukura.

Ndërkohë vetë këngëtari i përgjigjet: “Rela për mua do mbetësh motër ”.

Nori lum kush e njeh zemrën tënde të madhe”, vijon Gaçe.