Edhe pse Dr. Flori u largua nga kjo jetë në moshë të re, familja e tij ka mbetur në duar të sigurta.

Të gjithë e dimë marrëdhënien e fortë që anëtarët e grupit “West Side Family” kanë me fëmijët e Florit.

Djali i tij, Daniel sot feston ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte dhe urimi i mikut të ngushtë të babait të tij.

Nëpërmjet disa fotove ku Daniel shihet mjaft i lumtur para tortës së tij të ditëlindjes,  Landi Hysi shkruan për të fjalët më të  bukura:

“Dje. Sot. PËRGJITHMONË! Gëzuar Dani! Dhe mbaj mend që ashtu siç ke emrin, ashtu është! VETËM Zoti është gjykatësi yt!”, shkruan Landi.