Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se ka marrë në shqyrtim padinë e bërë nga deputetët e opozitës, Berisha-Bardhi, kundër marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët.
Pas kësaj pezullohet automatikisht procedura e ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes me Italinë.
Mësohet se seanca për shqyrtimin e padisë së opozitës do të mbahet në 18 janar, në orën 10:00.
Ky lajm ka marrë jehonë të gjerë në mediat italiane, po ashtu një palë e interesuar, të cilat kanë shkruar gjerësisht mbi marrëveshjen.
Prestigjiozja italiane “La Repubblica”, shkruan se vendimi i Kushtetueses për pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes erdhi pas dy ankesave të bëra nga Partia Demokratike e Tiranës dhe nga deputetë pranë ish-kryeministrit Berisha.
“Gjykata u vu në dyshim nga dy ankesa të paraqitura veçmas nga Partia Demokratike Shqiptare dhe 28 deputetë të tjerë të rreshtuar me ish-kryeministrin e qendrës së djathtë Sali Berisha.
Ankesa e pranuar pretendon se marrëveshja bie ndesh me Kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare të cilave Shqipëria aderon.
Kjo do të thotë se ratifikimi parlamentar i marrëveshjes pezullohet derisa Gjykata të nxjerrë një vendim, për të cilin ka 3 muaj kohë. Ankesa është caktuar të shqyrtohet më 18 janar 2024.”, shkruan gazeta.