GJKKO ka caktuar seancën për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës më 26 dhjetor.
Mësohet se SPAK ka kërkuar masën “arrest në shtëpi”.
Një ditë më parë Kuvendi miratoi me 75 vota pro kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit mbi autorizimin për ashpërsimin e masës ndaj Berishës.
Ky vendim erdhi pasi ai nuk respektoi masën e mëparshme për detyrim paraqitje, duke e quajtur atë si antikushtetuese.
Autorizimi i Kuvendit u përcoll menjëherë në SPAK, ku prokurorët pritet të vendosin për masën e re të sigurisë ndaj Sali Berishës.
NJOFTIM PËR MEDIAT
- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 22.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit personal për personin nën hetim Sali Berisha, si i dyshuar për figurën e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
- 2. Bazuar në nenin 260 pika 4 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohet më datë 12.2023 ora 10:00.
Tiranë, më datë 22.12.2023
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.