GJKKO dënoi ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro u dënua me 2 vite burg për tjetërsimin e një prone në plazhin e Livadhit. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuaje 1 vit e 4 muaj heqje lirie, si i hiqet e drejta për të mbajtur funksione publike për 5 vite.

Gjithashtu dënimi me 1 vit e 6 muaj burg u dha për Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i Menaxhimit të Pronave në Bashkinë e Himarës. Dënimi ndaj tij pezullohet në 2 vite shërbim prove. Vasillaq Strakoshës i hiqet e drejta për të mbajtur funksione publike për 5 vite.