Gjykata e Posaçme ka dënuar me 10 muaj burg ish-zëvendës ministren e Brendshme Rovena Voda.
Sipas SPAK, Voda është fajtore për akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshmën ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
GJKKO e dënoi Vodën me 1 vit e 3 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish-zv.ministrja do të vuaj vetëm 10 muaj.
Të njëjtin dënim do të vuajnë edhe dy të pandehurat e tjera për të njëjtën dosje si Voda, Florida Beu dhe Majlinda Hasani.
Sipas dosjes hetimore, në cilësinë e zv.ministres së Brendshme, Voda ka përfituar 1 mijë euro, një aparat telefonik celular dhe një arkë peshk nga dy persona, me qëllim punësimin e Florida Beut si specialiste në ministri.