Gjykata e Apelit të Posaçëm ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg ish-kryetarin e bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj.
Ish-zyrtari vendor u gjet fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me tjetërsimin e pronave në vendin e njohur si Rana e Hedhun.
Frrokaj u dënua nga shkalla e parë me 1 vit e 4 muaj burg, ndërsa Apeli vendosi dënimin me 2 vite e 8 muaj heqje lirie.
Frrokaj u lirua pak kohë më parë pasi përfitoi nga aministia, por tashmë pritet të rikthehet sërish në qeli për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit.
KOMUNIKIM PËR MEDIAN
Gjykata e Posaçmee Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarëtIliriana Olldashi(kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Florjan Kalaja (anëtar), më datë 19.12.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 45akti, datë 23.12.2024 regjistrimi,mbi ankimin e Prokurorisësë Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,si dhe mbi ankimet e ankuesve/të pandehurve F.F. dhe Shoqëria “***” sh.p.k., kundër vendimit nr. 13, datë 01.03.2024të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
Lëniennëfuqitëvendimitnr.13 datë 01.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
1-Deklarimin fajtortëtëpandehuritF.F.përkryerjen e veprëspenale “Shpërdorimiidetyrës”, parashikuarnganeni 248 iKodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
Në bazë të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit F.F.me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muajburgim.
2-Deklarimin fajtortëtëpandehuritB.C.përkryerjen e veprëspenale “Shpërdorimiidetyrës”, parashikuarnganeni 248 iKodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Në bazë të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit B.C.me 1 (një) vit e 4 (katër) muajburgim.
Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal caktimin për të pandehurin B.C. të dënimit plotësues, heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 5 (pesë) vjet.
3-Deklarimin fajtoretëtëpandehurësJ.M.përkryerjen e veprëspenale “Shpërdorimiidetyrës”, parashikuarnganeni 248 iKodit Penal dhe dënimin e saj me 2 (dy) vjet burgim.
Në bazë të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurës J.M.me 1 (një) vit e 4 (katër) muajburgim.
Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën J.M. dhe vënia në provë për një afat prej 5 (pesë) vjet, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
Urdhërohet e pandehura J.M. që të mbajë kontakte me shërbimin e provës Zyra Vendore Lezhë.
Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal caktimin për të pandehurën J.M. të dënimit plotësues, heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 5 (pesë) vjet.
Mospranimin e ankimit të ankuesit shoqëria ***sh.p.k ndaj vendimit nr.13 datë 01.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Shpenzimet procedurale edhe të gjykimit në apel ju ngarkohen solidarisht të pandehurve apelues.