Gjykata e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit ka dënuar me 2 vite e 6 muaj ish-drejtorin e burgut “313 Jordan Misja”, Eduard Strugaj, ndërsa përgjegjësi i sektorit të logjistikës Florin Ahmetaj është dënuar me 4 vite burg.

Për Ervin Kurtullën gjykata ka dhënë 3 vite burg. Sipas gazetares Klodiana Lala vendimi u dha sot nga Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar.

Nga hetimet ka rezultuar se ish-drejtori Strugaj dhe përgjegjësi Ahmetaj janë përfshirë në skena korruptive me vlera miliona lekë.