Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale ndaj të pandehurve Musa Gjikola, Erjon Dani dhe Vilson Roçi”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Atalanta Zeqiraj dhe Flojera Davidhi vendosi:

Musa Gjikola u dënua me 1 vit e 6 muaj burg Dani për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 1 vit burg.

Erjon Dani u shpall fajtor për dy episode të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm dhe u dënua përfundimisht me 2 vite burg. Ai u shpall i pafajshëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Vilson Roçi u dënua për dy episode të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. Pas bashkimit të dënimeve dhe uljes për gjykim të shkurtuar, u dënua përfundimisht me 1 vit burg.