Gjykata e Posaçme ka dorëzuar në Gjykatën e Apelit dosjen për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, sa i takon privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Më herët GJKKO i ka dërguar një tjetër shkresë Berishës në kryesinë e Kuvendit, ku e njofton atë për lënien në fuqi të masës, detyrim paraqitje dhe ndalim për të lëvizur jashtë shtetit.

Gjykata ka vendosur ndaj Berishës masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje”, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, si dhe “Ndalimin për të dalë jashtë vendit”, për akuzën korrupsion pasiv.

Ndërkohë dhëndri i tij ndodhet në burg për dy akzua: korrupsion dhe pastrim parash.