Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj që të lërë kafazin dhe seancat t’i ndjekë në sallë.
Ai kërkoi këtë të martë, 28 prill, të ishte në sallë për të ndjekur gjyqin në themel, dhe jo përmes kafazit.
Më datën 21 prill ish-presidenti Ilir Meta, paraqiti kërkesën që në seancën e parë gjyqësore që zhvillohej në Gjykatës e Posaçme të mos ishte i mbyllur në kafazin e xhamit, por të ishte në bankën e të akuzuarve, ngjitur me avokatin. Kjo në fakt ishte hera e dytë që Meta paraqiste kërkesë në GJKKO për këtë çështje. Megjithatë në të dyja rastet, GJKKO nuk ka pranuar kërkesat e tij.
Edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim ka kërkuar që të mos jetë në kafazin e xhamit gjatë seancës. Gjithashtu ai dhe Meta kanë kërkuar që në seancat gjyqësore të lejohet transmetimi live.





