Gjykata e Posaçme gjeti fajtor 25 nga 32 efektivët e Policisë të arrestuar për korrupsion në pikën Kufitare të Morinës. Treshja gjykuese shpalli të pafajshëm 7 efektivë, për këtë çështje, duke mos gjetur të drejtë kërkesën e SPAK për dënimin e tyre.

Gjykata dha dënime nga 1 vit deri në 2 vite burgim për 25 të pandehurit për veprat penale ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe korrupsion pasiv. Gjithashtu gjykata dha dënime plotësues për këta persona duke i mohuar të drejtën e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vitet e ardhshme.

Por pavarësisht dënimeve të dhëna, asnjë prej 25 personave të dënuar nuk do të qëndrojnë në burg, pasi ata kanë përfituar ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe koha e arrestit.

Efektivët u arrestuan në Prill të 2022 dhe sipas SPAK hetimet 1-vjeçare dokumentuan 312 raste të veprimeve korruptive të kryera prej tyre në pikën kufitare të Morinës.

Në rastet e zbardhura, rezultonte se policët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë, persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundërligjshme, si dhe ndihmonin për të kaluar kufirin persona me problematika ligjore dhe mungesa në dokumente.

Vendimi i gjykatës:

Laert Sulo 2 vite burg
Ani Hoxholli 2 vite burg
Halim shehu 2 vite burg
Arben Kastrati 2 vite burg
Arjan Sokoli 2 vite burg
Dashnor Braha 2 vite burg
Elidjana Toccilla 2 vite burg
Endrit Uka 2 vite burg
Fatri Iseberi 2 vite burg
Fatri Braha 2 vite burg
Gëzim Duraku 2 vite burg
Haqif halilaj 2 vite burg
Kapllan Dogjani 2 vite burg
Mimoza Shahinaj 2 vite burg
Muhamet Cengu 2 vite burg
Rezarta Lako 2 vite burg
Urim lami 2 vite burg
Vehbi Nerguti 2 vite burg
Vojsava Selmani 2 vite burg
Xhuljana Maskutaj 2 vite burg
Bedri Duraku 2 vite burg
Arben Gocci 2 vite burg
Altin Jashari 1 vit burg
Xhafer Elezi 1 vit burg
Sazan Ibra 1 vit burg
Amilton Asllanaj i pafajshëm
Arta Rredhaj i pafajshëm
Avni Tërshalla i pafajshëm
Reni Dokolli i pafajshëm
Shpëtim Cenaj i pafajshëm
Sulë Onuzi i pafajshëm
Klevis Salkurti i pafajshëm