GJKKO ka dënuar me 13 vite burg ish truprojën e ish ministrit të Brendshëm shqiptar Saimir Tahiri.
Hekuran Marku, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, do të vuajë 8 vite e 8 muaj burg.
Hekuran Marku i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Marku u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme. Emri i tij doli në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”.
Si pasojë e këtij operacioni janë vendosur në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës.